Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vepra vlerësohet sipas nijetit dhe njeriut i takon ajo...
Ky hadith është sahih
Muttefek alejhi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se të gjitha veprat llogariten me nijet. Ky vendim është i përgjithshëm për të gjitha adhurimet dhe transaksionet. K...
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, i r...
Ky hadith është sahih
Muttefek alejhi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që shpik në fe ose bën diçka për të cilën nuk ka argument nga Kurani dhe Suneti, ajo do t'i refuzohet veprue...
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, ndërsa rrinim ulur tek i Dërguari i Allahut ﷺ, u shfaq një njeri fort rrobëbardhë e...
Ky hadith është sahih
E shënon Muslimi

Omer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na tregon se Xhibrili (alejhi selam) u shfaq para sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) në formën...
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se...
Ky hadith është sahih
Muttefek alejhi

Në këtë hadith, Profeti ﷺ e krahasoi Islamin me një ndërtesë të fortë, e cila i ka pesë shtyllat që e bartin atë, si dhe pjesa tjetër e karakteristika...
Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Isha ulur mbrapa Profetit ﷺ në një gomar të quajtur Ufejr. Profeti ﷺ më tha: “O Muadh! Vallë, e di cil...
Ky hadith është sahih
Muttefek alejhi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron të drejtën e Allahut kundrejt njerëzve dhe të drejtën e njerëzve tek Allahu, e që e drejta e Allahut kundrejt njerëz...

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se të gjitha veprat llogariten me nijet. Ky vendim është i përgjithshëm për të gjitha adhurimet dhe transaksionet. Kushdo që me veprën e tij synon ndonjë dobi, nuk do të marrë asgjë tjetër përveç asaj dobie dhe nuk do të shpërblehet për të. Ndërkaq, kushdo që me veprën e tij synon t'i afrohet Allahut të Lartësuar, do ta marrë shpërblimin për veprën e tij, edhe nëse është vepër e zakonshme, siç janë ngrënia e pirja. Pastaj Profeti ﷺ solli një shembull për të treguar ndikimin e nijetit në vepra, pavarësisht se ajo është e njëjtë në formën e dukshme. Kështu, ai sqaroi se, kushdo që ka për qëllim me hixhretin (shpërnguljen) e largimin nga vendlindja kënaqësinë e Zotit të vet, atëherë hixhreti i tij është hixhret sheratik dhe i pranuar, për të cilin shpërblet, për shkak të sinqeritetit të tij. Ndërkaq, kushdo që me hixhretin e tij synon ndonjë dobi të kësaj bote, si: para, pozitë, tregti ose grua, i tilli nuk do të përfitojë nga hixhreti i tij gjë, përveçse atë dobi që ka pasur për qëllim dhe nuk do të ketë hise nga shpërblimi.
Hadeeth details

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që shpik në fe ose bën diçka për të cilën nuk ka argument nga Kurani dhe Suneti, ajo do t'i refuzohet vepruesit të saj dhe do të jetë e papranueshme tek Allahu.
Hadeeth details

Omer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na tregon se Xhibrili (alejhi selam) u shfaq para sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) në formën e një njeriu që nuk njihej. Karakteristikë e tij ishte se rrobat i kishte fort të bardha dhe ishte tejet flokëzi, tek i cili nuk vëreheshin shenja udhëtimi, fjala vjen, të shfaqej lodhja, pluhuri, flokët e ndarë dhe rrobat e pista. Askush nga të pranishmit nuk e njohu. Sahabët ishin ulur me Profetin ﷺ, kështu që ai u ul para Profetit ﷺ në atë mënyrë si ulet nxënësi dhe e pyeti për Islamin dhe kësisoj Profeti ﷺ u përgjigj me këto shtylla që përfshijnë pranimin e dy dëshmive, faljen e pesë namazeve ditore në vazhdimësi, dhënien e zekatit atyre që e meritojnë, agjërimin e muajit Ramazan dhe kryerjen e haxhillëkut për atë që ka mundësi. Pyetësi tha: "Ashtu është." Kështu, sahabët u befasuan nga pyetja e Xhibrilit (alejhi selam), që tregonte në pamje të jashtme se ai nuk e dinte atë, e pastaj ai e miratoi vetë përgjigjen e Profetit. Xhibrili (alejhi selam) pastaj e pyeti për besimin dhe ai iu përgjigj me këto gjashtë shtylla, të cilat përfshinin besimin rreth ekzistimit të Allahut të Lartësuar dhe cilësive të Tij, si dhe veçimin e Tij me veprat e Veta, bie fjala, krijimi, si dhe veçimin e Tij me adhurim. Githashtu besimin se melekët, që krijoi Allahu, janë robër të nderuar që nuk e kundërshtojnë Allahun e Lartësuar dhe me urdhrin e Tij ata punojnë. Besimin në librat që u janë shpallur të dërguarve nga Allahu i Lartësuar, si: Kurani, Tevrati, Inxhili e të tjerë. Besimin në të Dërguarit, të cilët e kumtojnë nga Allahu fenë e Tij. Prej tyre janë: Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe i fundit prej tyre është Muhamedi ﷺ dhe profetët e të dërguarit e tjerë. Besimin në Ditën e Fundit dhe gjërat që vijnë pas vdekjes, si: varri e jeta në varreza dhe se njeriu do të ringjallet pas vdekjes dhe do të merret në llogari, si dhe fundi i tij do të jetë ose në Xhenet, ose në Zjarr. Besimin se Allahu i paracaktoi gjërat sipas dijes së Tij si dhe ndodhën sipas urtësisë, shkrimit e vullnetit të Tij. Ato ndodhën mu ashtu siç i përcaktoi dhe i krijoi Allahu. Pastaj e pyeti për ihsanin (përsosurinë e adhurimit), kështu që i tregoi se ihsani është: "Ta adhurosh Allahun sikurse të jesh duke e parë Atë." Nëse nuk mund ta realizojë të arrijë deri te kjo pozitë, atëherë: "Ta adhurojë Allahu e Lartësuar sikur ta shohë Allahu atë." Shkalla e parë është: adhurimi i Allahut sikur je duke e parë, kjo është shkalla më e lartë, ndërsa e dyta është shkalla e vëzhgimit (ndjenjës se Allahu të vëzhgon). Më pas e pyeti për Kiametin se kur do të ndodhë e Profeti ﷺ sqaroi se dijen rreth Kiametit e ka mbajtur Allahu të fshehtë në dijen e Tij, kështu që askush përveç Tij nuk e di, rrjedhimisht as i pyeturi e as pyetësi. Më pas e pyeti për shenjat e Kiametit e pastaj sqaroi se ndër shenjat e Kiametit është se do të shtohen robëreshat dhe fëmijët e tyre, ose do të shtohet mosrespektimi i nënave nga ana e fëmijëve duke i trajtuar si robëresha. Gjithashtu, barinjve të deleve dhe të varfërve do t'u hapet kjo botë në fundin e botës, kështu që do të mburren ndaj njëri-tjetrit rreth zbukurimit dhe ndërtimit të ndërtesave (të larta). Pastaj Profeti ﷺ tregoi se pyetësi ishte Xhibrili (alejhi selam) i cili erdhi për t'ua mësuar sahabëve këtë fe besimdrejtë.
Hadeeth details

Në këtë hadith, Profeti ﷺ e krahasoi Islamin me një ndërtesë të fortë, e cila i ka pesë shtyllat që e bartin atë, si dhe pjesa tjetër e karakteristikave të Islamit janë si plotësim i kësaj ndërtese. E para nga këto shtylla janë dy dëshmitë: dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Këto dyja konsiderohen një shtyllë: janë të pandashme nga njëra-tjetra. Robi i shqipton, duke e pranuar të qenët e Allahut Një dhe se Ai është meritor të adhurohet, e askush pos Tij nuk e meriton këtë gjë, si dhe duke vepruar sipas kërkesave të tyre, duke besuar në mesazhin e Muhamedit ﷺ dhe duke e ndjekur atë. Shtylla e dytë: falja e namazit. Janë pesë namaze farz (të detyrueshme) gjatë ditës e natës: sabahu, dreka, ikindia, akshami dhe jacia, të cilat duhet të falen sipas kushteve, shtyllave dhe obligimeve të tyre. Shtylla e tretë: dhënia e zekatit të detyrueshëm. Ai është një adhurim i detyrueshëm financiar për çdo pasuri që arrin një shumë të caktuar sipas ligjit islam, e cila u jepet atyre që e meritojnë. Shtylla e katërt: haxhillëku. Ai nënkupton shkuarjen në Mekë për t'i kryer ritualet e haxhillëkut, si shenjë adhurmi ndaj Allahut të Lartësuar. Shtylla e pestë: agjërimi i Ramazanit. Ai nënkupton largimin nga ngrënia, pija dhe gjërat e tjera që prishin agjërimin, me qëllim të adhurimit ndaj Allahut, nga agimi deri në perëndim të Diellit.
Hadeeth details

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron të drejtën e Allahut kundrejt njerëzve dhe të drejtën e njerëzve tek Allahu, e që e drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë. Ndërkaq, e drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos i dënojë monoteistët (besimdrejtët) që nuk i bëjnë ortak Atij asgjë. Pastaj Muadhi tha: "O i Dërguar i Allahut! A nuk duhet t'i përgëzoj njerëzit, që ata të gëzohen e të zgazëllehen me këtë begati?" Kështu, Profeti ﷺ e ndaloi nga frika se mos i mbështeteshin asaj (duke i lënë veprat).
Hadeeth details

Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte hipur pas Profetit ﷺ mbi kafshën e tij dhe ai e thirri: "O Muadh!", ku këtë thirrje e përsëriti tri herë; duke e konfirmuar kështu rëndësinë e asaj që do t'i thoshte. Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu përgjigj të gjitha këtyre thirrjeve duke thënë: “Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut!” Domethënë, unë të përgjigjem ty, o i Dërguari i Allahut, përgjigje njëra pas tjetrës dhe e kërkoj lumturinë kur të të përgjigjem. Kështu, Profeti ﷺ tregoi se nuk ndodh që ndokush të deklarojë sinqerisht nga zemra, pa përgënjeshtruar, se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe vdes në këtë gjendje, e Allahu atë njeri të mos ia ndalojë Zjarrit. Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kërkoi nga Profeti ﷺ që t'i informojë njerëzit, në mënyrë që të gëzohen dhe të marrin sihariq për hair! Profeti ﷺ kishte frikë mos mbështeteshin (te kjo fjalë) e i pakësonin veprat. Muadhi nuk ia tha askujt këtë hadith, deri para vdekjes së tij, nga frika mos binte në mëkatin e fshehjes së diturisë.
Hadeeth details

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që thotë dhe dëshmon me gjuhën e tij: "La ilahe il-lallah”, që do të thotë: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut dhe distancohet nga të gjitha fetë përveç Islamit, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara për muslimanët, kështu që ne i shikojmë vetëm veprat që i shfaq botërisht, kësisoj nuk i merret pasuria e as nuk i derdhet gjaku, përveç nëse ai kryen ndonjë krim që e bën të domosdoshme këtë gjë sipas dispozitave të Islamit. Në Ditën e Kiametit, Allahu do ta marrë në llogari: nëse ka qenë i sinqertë, do ta shpërblejë, e, nëse ka qenë hipokrit, do ta ndëshkojë.
Hadeeth details

Një burrë e pyeti Profetin ﷺ për dy veçoritë: atë që e shkakton hyrjen në Xhenet dhe atë që e shkakton hyrjen në Zjarr? Kështu, Profeti ﷺ iu përgjigj: "Veçoria që shkakton hyrjen në Xhenet është që njeriu të vdesë duke e adhuruar vetëm Allahun dhe duke mos i bërë shok Atij. Ndërkaq, veçoria që shkakton hyrjen në Zjarr është që një person të vdesë duke i bërë shok Allahut diçka, kështu që i bën Allahut të barabartë e të ngjashëm ndokënd në të drejtën e Tij për t'u adhuruar, në zotrueshmërinë e Tij ose në emrat dhe cilësitë e Tij.
Hadeeth details

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që i kushton dikujt tjetër pos Allahut diçka që duhet t'i kushtohet Atij, si: lutja ndaj dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar ose kërkimi i ndihmës nga dikush tjetër përveç Tij, e vdes në këtë gjendje, ai është prej banorëve të Zjarrit. Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shtoi se kushdo që vdes pa i bërë shok Allahut, vendi i tij është Xheneti.
Hadeeth details

Kur Profeti ﷺ e dërgoi Muadh ibn Xhebelin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në Jemen, - si thirrës për tek Allahu dhe mësues, - ia sqaroi se do të përballej me një grup të krishterësh, që kështu të ishte i gatshëm për ta dhe të fillojë t'i thërrasë ata fillimisht në gjërat më të rëndësishme e kështu me radhë. Pra, së pari i thërret për ta përmirësuar akiden (besimin), që të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, sepse me këtë futen në Islam. E, nëse i nënshtrohen kësaj, atëherë urdhërohen ta falin namazin, sepse ai është obligimi më i madh pas teuhidit (monoteizmit). Nëse ata e falin namazin, atëherë i urdhëron të pasurit e tyre që ta japin zekatin e pasurisë së tyre për të varfrit e tyre. Më pas ua tërhoqi vërejtjen që të mos ua merrte pasurinë më të çmuar, sepse obligim është ajo e mesmja. Në fund e këshilloi që të shmangë padrejtësinë, respektivisht që të mos lutet kundër tij ndonjë që i është bërë padrejtësi, sepse lutja e tij pranohet.
Hadeeth details

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) e tij në Ditën e Gjykimit është ai që deklaron: "La ilahe il lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut)" me zemër të sinqertë dhe është i pastër nga shirku (idhujtaria) e rijaja (syefaqësia).
Hadeeth details

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se imani ka shumë degë dhe virtyte, ku përfshihen veprat, besimet dhe fjalët. Virtyti më i lartë dhe më i mirë i imanit është të thuash: "La ilahe il-lallah", duke e ditur kuptimin e saj dhe duke vepruar në përputhje me të, se Allahu është i vetmi Zot që meriton të adhurohet dhe askush tjetër nuk meriton një gjë të tillë. Më e vogla nga veprat e besimit është të largojmë mënjanë çdo gjë që i dëmton njerëzit në rrugët e tyre. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se turpi është një nga virtytet e imanit dhe është një moral që nxit ta bëjmë atë që është e bukur dhe ta braktisim atë që është e shëmtuar.
Hadeeth details